Atletja e parë shqiptare që garon në një finale të kampionatit Botëror të Atletikës nuk zhgënjen pritshmëritë: Luiza Gega vendos një rekord të ri kombëtar në mbrëmjen e sotme, në finalen e garës 3000 metra me pengesa, me kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat. Për sportisten dibrane ka qenë e pamundur të rivalizonte me kenianen, Beatrice Chepkoech, që i mbylli 3 mijë metrat, në kohën 8 minuta, 57 sekonda e 84 të qindtat, duke lënë pas shpine amerikanen Coburn. Në shkallën më të ulët të podiumin gjermania Krause.
Për shqiptaren një arritje e jashtëzakonshme, në një mbrëmje që do ta mbajë mend gjatë: Luiza Gega përmirësoi rekordin kombëtar që mbahej nga ajo vetë me 9 minuta dhe 22 sekonda dhe bëri një performancë pozitive në një finale përballë atletëve më të mirë të botës.