BallinaKryesoreFOTOT/Bjeshkët e Dobërdolit në Tropojë, nuk duhet të mungoni qe t'i vizitoni

FOTOT/Bjeshkët e Dobërdolit në Tropojë, nuk duhet të mungoni qe t’i vizitoni

Nga Abdulla Diku

Gjenden në pjesën e sipërme të luginës se Gashit (Tropojë)
Shtrihen në verilindje të Alpeve tona dhe fillojnë në pjesën e sipërme të lugut akullnajor të Dobërdolit (Dobërdol – ka kuptimin luginë e bukur).
Në pjesën e sipërme të luginës (bjeshkët e Dobërdolit) nga ana lindore e saj gjenden disa liqene akullnajore, më i madhi prej të cilëve është Liqeni i Dashit. Ai vendoset në një lartësi prej 2175 mnd, dhe është ndër liqenet akullnajore më të mëdhenj të Alpeve tona.
Ngjyra kafe në foto i dedikohet Boronicës së famshme e cila në këto bjeshkë shtrihet masivisht.
Përveç tjerash, në bjeshkët e Dobërdolit ka shumë burime uji, duke bërë që një baitat shumë i veçantë të jetë prezent në pjesën e sipërme të luginës; habitati me kod 7110* Moçalishte me ngritje aktive, i krijuar nga prania e ujit dhe proçesi mijëra vjeçar i dekompozimit të myshqeve dhe bimësisë tjetër që rritet në zona të tilla të lagëta. Toka në këto habitate paraqitet e butë (si sfungjer) kur e shkel dhe ka përmbajtje të lartë lënde organike. Habitate të tilla ka kryesisht në pjesën e sipërme të luginës.
Përreth bjeshkëve ka shumë maja malesh mbi 2000 m lartësi, si psh; Boronica 2011 m, Rupa 2266.7 m, Mullatcit 2031 m, Tërkuzit (2030 m), Valit 20118.4 m, Karajfilit (2075.8 m), Koshutica (2040 m), Kërshi i Ujkut (2273 m), Shpatit (2199.5 m), Bogicaj (2405m), Ali Çelës (2283.7 m), Dobërdolit (2238 m), Kërshi i Koçajve (2397 m), Kërshi i Zi (2425 m), Korita (2384 m), Tingëllimës (2338 m), Radesha (2312 m) etj.
Në këto bjeshkë përhapen shkëmbinjtë me moshë gjeologjike nga më të vjetrit në Shqipëri. Ato përfaqësohen nga shkëmbinj terigjenë, vullkano-sedimentar dhe gëlqerorë pak të metamorfizuar. Shkëmbinjtë terrigjenë e vullkanikë i ndan masivi granodiorit i Torkuzit. Depozitimet me moshë më të re janë depozitimet në tarracat e vjetra lumore të zonës. Mos mungoni ti vizitoni. Do te kenaqeni, do ti shijoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular