Ky është Floget Dakuçi, 19-vjeçari që u vra nga xhaxhai i tij Sali Dakuçi. I riu ndërhyri për të ndalur konfliktin mes babait të tij Kujtim Dakuçit dhe xhaxhait. Ky i fundit sulmoi me armë vëllain, Kujtimin, duke e qëlluar me pistoletë pas konfliktit që nisi për gardhin ndarës të dy shtëpive të tyre në fshatin Xibër të Klosit.
Teksa pa xhaxhain që mori armën për të qëlluar babain e tij, Floget Dakuçi ndërhyri në sherrin mes tyre. Për fat të keq, plumbat kapën edhe 19-vjeçarin duke e lënë të vdekur. Sali Dakuçi, pasi vrau vëllain dhe nipin, më pas vrau edhe veten.