BallinaKronikeAksident i frikshëm, trajleri godet autobusin në Librazhd , 1 i vdekur...

Aksident i frikshëm, trajleri godet autobusin në Librazhd , 1 i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor  Librazhd-Qafë-Thanë dhe për pasojë ka humbur jetën një e moshuar, ndërsa dy shtetase të tjera kanë mbetur të plagosura. Policia thekson se në këtë aksident janë përfshirë  një trajleri i tonazhit të rënë me një autobus, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarën 82-vjeçare, e idetifikuar me inicialet R.H

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor  Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet  trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës  ka goditur  autobusin  me drejtues  shtetasin Th.K., banues  në Elbasan,  si pasojë e  aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë,  si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular