BallinaKryesoreNga Musolini, Hrushovi dhe Çu En Lai, 16 personalitet që vizituan Shqipërinë...

Nga Musolini, Hrushovi dhe Çu En Lai, 16 personalitet që vizituan Shqipërinë nga 1930 e deri më 1991

spot_img
spot_img

Memorie.al Një pjesë e historisë shqiptare e fiskuar celuloid, ku disa nga personalitetet me të spikatura të politikës botërore, vizituan vëndin e shqiponjave?! Nga Dino Grannd,ministri i Jashtëm i Italisë që vizitoi Tiranën në fillimet e Monarkisë së Zogut, tek Galeazzo Çiano, Benito Musolini, Viktor Emanueli, Stanoje Simiç, Marshalli Zhukov, Hrushovi, Çe Gevara, Çe En Lai, Princi Sihanuk, Kancelari Bavarisë, Shtraus, Karolos Papulias, Nënë Tereza, Perez De Kuelar, Gensher, dhe deri tek Sekretari amerikan i shtetit, James Baker…?!

Imazhet e rralla të 16 personaliteveve që vizituan Shqipërinë nga 1930-ta e deri më 1991

Vizita e para disa ditëve në Tiranë e kancelares gjermane, Anxhela Merkel, veç të tjërash, në kalendarin enciklopedik, shënoi edhe një tjetër personalitet të politikës së lartë botërore që shkel vëndin e shqiponjave. Në këtëo 100 e pak vjet të shtetit shqiptar, vëndi ynë është vizituar ngë një pjesë e politikanëve dhe personaliteteve më të spikatura të politikës botërore dhe kjo gjë më së shumti pas viteve 1990-të, kur ra regjimi komunist dhe bashkë me të edhe perdja e hekurt që e ndante këtë vend nga simotrat evropiane. Që nga ajo kohë e deri më sot, pra për plot një çerek shekulli, vendin tonë e kanë vizituar mjaft emra të njohur të politikës botërore dhe kryetar shtetesh si; Papa Gjon Pali i dytë, Toni Blair, Medelin Allbrigt, Colin Pauell, Demirel, George Ë Bush, Silvio Berluskoni, Hilari Clinton, Papa Franceksu, Erdogan, Vuçiç, etj duke pëfunduar tek kancelarja Anxhela Merkel. Por këta nuk janë të vetmit politikanë dhe personalitete që kanë ardhur në vëndin tonë si miq, pasi nga viti 1930 e deri në vitin 1991, vëndin e shqiponjave e kanë vizituar edhe 16 personalitete të politikës botërore, madje emra nga më të spikaturit. Të gjithë këta po I botojmë më poshtë në këtë shkrim edhe me fotot përkatëse.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Çu En Lai
Pas një periudhe 2 vjeçare nga ndërprerja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, vëndin e tij do ta zinte Republika Popullore e Kinës. Midis Shqipërisë komuniste dhe gjigandit aziatik, përgjatë viteve 60-të dhe 70-të do të nënshkruheshin disa marrëveshje ekonomike, të cilat do të mbushnin defiçitin financiar të krijuar nga ndërprerja e ndihmave sovjetike. Për këtë arsye, më 1 janar të vitit 1963, në Shqipëri do të vinte për një vizitë zyrtare Kryeministri kinez Çu En Lai. Ashtu siç shihet edhe në foton përkatëse, Çu-ja do të pritej përzemërsisht nga vetë Enver Hoxha por edhe nga antarët e tjerë të Byrosë Politike. Në mënyrë të ngjashme me homologun e tij sovjetik Nikita Hrushov, Çu En Lai do të pritej me ovacione dhe brohorima nga njerëzit kureshtarë që kishin dalë për të parë proçesionin e eskortës qeveritare që po lëviste nga Rruga e Durrësit për në Bulevardin kryesor të Tiranës. Por kjo vizitë nuk do të ishte e vetmja në Shqipëri e numrit 2 të qeverisë kineze. Pas tre vitesh dhe pikërisht në 24 Qershor të vitit 1966, sërisht Çu En Lai do të vinte për një tjetër vizitë, kësaj rradhe 10 ditore. Ndryshe nga hera e parë, qëllimi i kësaj vizite nuk do të ishte ai i forcimit të marrdhënieve ekonomike, por ideologjike. Dhe kjo pasi në Kinë kishte shpërthyer ajo që njihet ndryshe si Revolucioni Kulturor. Ndikimi i këtij Revolucioni famëkeq duhet të ndihej patjetër edhe në partnerit e largët por të rëndësishëm të Kinës në Europë, në Shqipëri. Por ndryshe nga Kina Revolucioni Kulturor në Shqipëri do të vinte në mënyrën më brutale të mundshme, duke goditur rëndë religjionin, artin, kulturën, dhe një kastë të tërë intelektuale.

Samde Norodom Sihanouk
Pas Çu En Lai-t, një tjetër udhëhëqës komunist do të shkelte të Shqipëri. Bëhet fjalë për Princin e Kamboxhias, Norodom Sihanouk dhe Princeshën Monika, të cilët do ta vizitonin Shqipërinë plot pesë herë përgjatë viteve 70-të. Vetë udhëheqja komuniste do të organizonte një banket të madh në hollin e Pallatit të Brigadave në 20 shkurt të vitit 1976, ditën e mbërritjes së çiftit Sihanouk, ashtu siç tregohet dhe në foto ku duket qartë Princi Norodom, i cili bisedon me Enver Hoxhën. Por vizita e Princit të Kamboxhias në Tiranë nuk do të ishte një vizitë kortezie. Ishte koha kur ekstremistët e majtë të quajtur Khmerët e Kuq të udhëhequr nga diktatori Pol Pot, do të rrëzonin nga froni Monarkun komunist por liberal, për ta kthyer shtetin ekzotik të Azisë Juglindore, në një thertore gjigande njerëzisht ku deri në vitin 1979 do të humbnin jetën rreth 2 milionë kamboxhianë. Pikërisht për këtë arsye Norodom Sihanouk dhe Monika kësaj rradhe në mërgim do të nisnin një tur nëpër botë për të siguruar mbështetje të mundshme politike dhe ekonomike nga të gjitha shtetet. Një ndër këto do të ishte edhe Shqipëria. Ndërsa për vetë Hoxhën do të ishte hera e parë dhe e fundit që do të asistonte në pritje të ndonjë çifti mbretëror, pasi siç dihej Tirana zyrtare do të ishte kundërshtare e betuar për çdo lloj monarkie në botë qofshin këto edhe liberale.

Franz Joseph Shtrauss

Pas pothuajse 43 vitesh që nga koha e largët e 10 majit të vitit 1941, kur një drejtues i lartë i një shteti perëndimor siç ishte Viktor Emanueli i III do të vizitonte Shqipërinë, Kancelari i Bavarisë dhe një nga politikanët më me influencë në Gjermani Franz Joseph Shtrauss, së bashku me djalin e tij Maks, do të vinin befas nga Greqia për një takim zyrtar kortezie në Tiranë. Pas prishjes me Kinën në vitin 1978, Shqipëria komuniste kishte filluar të ndjente fuqishëm rrënimin e menjëhershëm ekonomik, çka do ta bënte Hoxhën që të fillonte përpjekjet edhe pse të vakëta për tu drejtuar drejt Perëndimit. Por për arsye shëndetsore (7 muaj më pas Hoxha do të vdiste) Kancelarin e Bavarisë do ta priste nr 2 i Byrosë Politike dhe udhëheqësi i ardhshëm komunist i Shqipërisë Ramiz Alia. Shtrauss-i do të vinte në Tiranë në 21 Gusht të vitit 1984, dhe pas kësaj vizite ai do të vinte plot dy herë të tjera përkatësisht në vitet 1985, dhe 1986. Përgjigja e palës shqiptare për hapje ekonomike ndaj Perëndimit do të ishte nje “JO” e prerë. Por 4 muaj pas vdekjes së diktatorit Hoxha, Joseph Shtrauss-i do të vinte sërisht për të takuar Presidentin Alia. Sërisht përgjigja e palës shqiptare për një orientim politik dhe ekonomik ndaj perëndimit dhe konkretisht ndaj Gjermanisë do të ishte negative. Do të duhej hera e tretë e vizitës që Franz Joseph Shtrauss-i të merrte një përgjigje deri diku pozitive për një hapje të mundshme politike dhe ekonomike drejt Gjermanisë nga ana e Shqipërisë. Por në këtë kohë Hoxha kishte rreth 1 vit e gjysëm që kishte vdekur dhe Alia, do të ishte i detyruar nga rrethanat të ndërmerrte një politikë zyrtare më liberale. Fotoja në fjalë korrespondon me takimin e tretë Alia-Shtrauss në godinën e Presidencës në vitin 1986, vit në të cilin Shqipëria do të rilidhte marrdhëniet ekonomike dhe diplomatike me Gjermaninë Federale.

Karolos Papoulias
Nëntori i vitit 1987 do të shënonte një rekord të ri përsa i përket marrdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi. Do të ishte hera e parë që një shtetar i lartë grek të vizitonte Shqipërinë që nga inspektimi i trupave greke në Shqipërinë e Jugut e bërë nga Mbreti Konstantin në vitin 1917 (nëse mund të quhet një vizitë). Asokohe Ministër i Jashtëm i Greqisë (sot Presidenti aktual me origjinë arvanitase) Karolos Papoulias do të niste një vizitë 5 ditore në Shqipëri, pa harruar këtu edhe minoritetin grek në zonat kufitare të Jugut, ashtu siç përshkruhet në këtë foto duke festuar me një grup simpatizantësh në fshatin e Voshtinës në zonën e Dropullit. Vizita e kryediplomatit grek Papoulias do të niste një erë të re në marrdhënien shpeshherë të tensionuar midis Tiranës dhe Athinës. Papoulias do të takohej me krerët më të lartë të shtetit shqiptar si Presidentin Ali, Kryeministrin Carçani, dhe homologun e tij Malile. Por nje gjë që cuditi palën shqiptare dhe protokollin, ishte vizita që ministry i jashtëm grek, i bëri në shtëpinë e tij në Fier, ish-shokut të fëijrisë, Fuat Boçi, aktorit humorist të atij qyteti që asokohe njhej me shumë me emrin e një roli : Lipe Shtogu. Vetë Papoulias do të rikthehej në Shqipëri kësaj rradhe si President i Greqisë në Maj të 2014, ku do të diskutonte për temat e nxehta shqiptaro-greke me krerët kryesorë të politikës shqiptare.

Nënë Tereza e Kalkutës
Një tjetër personalitet me famë botërore do të vizitonte Shqipërinë në datat 1-15 Gusht 1990. Bëhët fjalë pikërisht për humanisten e shquar me origjinë shqiptare, Anjeza Gonxhe Bojaxhi e njohur ndryshe dhe si Nënë Tereza e Kalkutës. Vizita e Nënë Terezës u zhvillua në një moment mjaft domethënës për shtetin dhe shoqërinë shqiptare, pasi sapo kishin filluar të shfaqeshin shenjat e para të pluralizmit politik dhe ekonomik. Por ndryshe nga të gjitha vizitat e tjera të personaliteteve të tjera që vizituan Shqipërinë ndër vite, padyshim një specifika e rastit të Nënë Terezës është padyshim më tragjikja dhe më e dhimbshmja. Dhe kjo pasi vetë Nënë Tereza nëpërmjet një lobimi diplomatik në mbarë botën kishte kërkuar zyrtarisht të vizitonte Shqipërinë dhe të takonte nënë Dranen dhe motrën e saj Agen, të cilat ishin të sëmura. Vetë Nënë Tereza me ndërmjetësine e shumë personaliteteve të shquara botërore por edhe me ndihmën e Vatikanit u përpoq ta bindte Enver Hoxhën për të qëndruar një javë afër familjes së saj të sëmurë. Por Hoxha reagoi prerazi duke mos ia akorduar lejen e qëndrimit të saj në Shqipëri. Nënë Draneja dhe motra e saj Ageja do të ndrronin jetë përkatësisht në vitet 1972 dhe 1973. Por Nënë Tereza do të kthehej në Shqipëri në Gusht të vitit 1990 duke kryer kështu një gjest shumë befasues dhe domethënës për kohën. Ajo siç tregohet edhe në foto zhvilloi takime me Presidenti Alia si dhe me familjen e diktatorit Hoxha. Por pjesa më pikante e përfundimit të vizitës dy-javore të saj në Shqipëri do të ishte padyshim moment kur ajo vendosi një tufë lule në varrin e Enver Hoxhës njeriut që i ndaloi të shihte për herë të fundit familjen e saj. Gjesti do të ishte shumë domethënës. Ajo do të vuloste përfundimisht superioritetin dhe mëshirën absolutë të religjionit në Shqipëri ndaj regjimit më anti-fetar të globit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Javier Peres de Cuellar

Viti 1990 do të ishte një vit shpresëdhënës dhe domethënës përsa i përket përpjekjeve të Shqipërisë për një divorc përfundimtar me regjimin komunist. Rënia e Murit të Berlinit dhe shembja e regjimeve komuniste në të gjithë Europën Qëndrore dhe Lindore, e kishin tronditur së tepërmi regjimin komunist të Tiranës. Për këtë arsye OKB-ja vendosi të dërgojë në Shqipëri për një vizitë të shkurtër por mjaft domethënëse vete kreun e saj, peruanin Javier Peres de Cuellar. De Cuellar-i do të vinte në Shqipëri në 12 Maj të viti 1990, dhe do të kërkonte në emër të organizmit më të rëndësishëm politiko-ekonomik botëror një takim me Ramiz Alinë, për të diskutuar për një hapje të menjëhershme ekonomike të Shqipërisë me Perëndimin për të shmangur një katastrofë humanitare si dhe, orientimin e plotë politik dhe diplomatik të Shqipërisë me Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke njohur natyrën tejet drakonine të regjimit komunist shqiptar, Javier Perez de Cuellar-i kërkoi një garanci të fortë nga Alia që Shteti Shqiptar do të bënte çmos të ndikonte për një tranzicion të zbutur politik dhe ekonomik të vendit në mënyrë që Shqipëria të mos kthehej në një Rumani të dytë në Ballkan. Por imazhet filmike dhe fotografike janë tejet të pakta përsa i përket këtij takimi pasi ai u zhvillua në një kohë të relativisht të shkurtër. Fotoja në fjalë paraqet Javier Perez de Cuellar-in gjatë vizitës së tij në Tiranë (i fotografuar nga afër). 2 muaj pas vizitës shpresëdhënëse të kreut të OKB-së, në Tiranë do të shpërthente ajo që do të quhej Kriza e Ambasadave e Korrikut 1990.

Hans Dietrich Genscher
Pas vizitës së Kancelarit të Bavarisë Franz Joseph Shtrauss në Shqipëri një tjetër politikan i shquar gjerman do të vinte në një cast kritik në vendin tonë. Hans Dietrich Genscher zv Kancelar i Gjermanisë dhe njëkohësisht Ministër i Jashtëm do të vinte në Shqipëri në 15 Qershor të vitit 1991, kur praktikisht regjimi komunist po jetonte ditët e fundit. Genscher do të zhvillonte takime dypalëshe me Presidenti Alia (ashtu siç paraqitet dhe në foton përkatëse) si dhe me Kryeministrit Ylli Bufi. Momenti i ardhjes së Genscher-it në Shqipëri, do të ishte padyshim një nga periudhat më të vështira politike dhe ekonomike të Shqipërisë, e cila sapo kishte dalë nga sistemi komunist 47 vjeçar. Do të ishte pikërisht Gjermania ajo që do të luante një rol kyç në nisjen e proçeve integruese dhe demokratike të Shqipërise në raport me Bashkimin Europian.

James Baker
Pas pothuajse 45 vitesh që nga ikja e misioneve angleze dhe amerikane nga Shqipëria në Nëntor të vitit 1946, Shqipërinë Demokratike do ta vizitonte Nr 2 i qeverisë amerikane, Sekretari i Shtetit të SHBA-së James Baker. Vizita e Baker-it padyshim do të ishte një nga çastet më emocionuese të ardhjes së një nga personaliteteve më me influencë në botë në vendin deri në atë vit më anti-amerikan në botë. Regjimi diktatorial komunist për 47 vjet me rradhë kishte rrënjosur një politikë agresive ideologjike anti-amerikane ku SHBa-ja konceptohej si një nga shtetet më agresive dhe më negative të Botës. Por politika zyrtare komuniste absolutisht nuk kishte mundur do t’i çrrënjoste ndjenjat pro-amerikane të popullit shqiptar ndër vite. Dhe kjo u duk më së miri në pritjen madhështore që 200.000 njerëz i bënë Sekretarit të Shtetit amerikan James Baker në sheshin “Skëndërbej” (ashtu siç theksohet edhe në foton përkatëse). Vetë Bakeri u takua me kryeministrin Ylli Bufi,shefin e opozitës, Berisha etj, si dhe me antarë të lartë të qeverisë demokratike shqiptare. Vetë vizita e Baker-it do të ishte mesazhi i qartë përfundimtar që Shqipëria ishte ndarë njëherë e përgjithmonë nga regjimi komunist dhe se në vazhdimësi politika e saj zyrtare do të orientohej vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europës Perëndimore. James Baker do ta përmbyllte mitingun e tij të famshmën në Tiranë para mijëra spektatorëve me shprehjen “Shqiptarë, liria funksionon, kini besim tek ajo“./memorie.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular