BallinaAktualitetDeutsche Welle: Holanda e shqetësuar për Shqipërinë, nuk ka asnjë progres

Deutsche Welle: Holanda e shqetësuar për Shqipërinë, nuk ka asnjë progres

spot_img
spot_img

Kryeministri holandez, Mark Rutte u shpreh të mërkurën në Berlin, se kemi më shumë shqetësime për Shqipërinë se sa për Maqedoninë e Veriut në lidhje me progresin e bërë për hapjen e negociatave.

Kryeministri holandez, Mark Rutte vizitoi Berlinin të mërkurën me kabinetin e tij qeveritar për të biseduar mbi bashkëpunimin gjermane në fushën e mbrojtjes së klimës dhe zhvillimit të energjive të rigjenerueshme.

Por në konferencën e shtypit bashkë me kancelaren Merkel ai u shpreh edhe në lidhje me hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

I pyetur, nëse Holanda do të japë përgjigje pozitive për hapjen e negociatave, Rutte u shpreh se kemi ende shqetësime.

‘Ne, si shumë vende të tjera ende jemi të shqetësuar-diçka më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë.

Pyesim veten, se sa përpara ka shkuar progresi në Shqipëri, dhe aty kemi më shumë shqetësime.

Për këtë ne do të flasim në javët e ardhshme edhe me partnerët europianë, sepse jemi vërtet të shqetësuar, për masën e progresit të arritur.

Maqedonia e Veriut ka arritur më shumë se Shqipëria, dhe për këtë do të ketë ende bisedime.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular