BallinaEkonomiVideo/Revolta e fermerit: Me drogë na fusin brenda, me pataten nuk fitojmë...

Video/Revolta e fermerit: Me drogë na fusin brenda, me pataten nuk fitojmë fare

Ky vit rezultoi dështim për fermerët kultivues të patates në fshatrat e Korçës. Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit është dëmtuar nga një lloj krimbi i zi.

Në Sheqeras dhe Orman thonë se dhjetra tonë prodhim e lanë në ara, ndërsa pjesa tjetër po u kalbet në magazina.

Një fermer thotë se kishte kultivuar rreth 2 hektarë tokë dhe për të kjo do të thotë falimentim pasi tregtarët nuk kanë asnjë interes për këtë cilësi prodhimi.

“Ne lamë dhe 100 kv në parcelë pasi ishin dëmtuar tërësisht dhe nuk bëjnë fare. 2 ha tokë është dëmtuar. Të marrësh thikën e ta presësh krimbi del tej për tej” thotë një fermer.

Kritika dhe ankesa kanë për strukturat e bujqësisë që thonë se nuk i kanë patur asnjë moment afër, ndërsa akuza hedhin edhe për cilësinë e farës dhe pesticideve që thonë se nuk kanë dhënë efekt.

“Ne po punojmë për biznesemenët që sjellin farën e patates pa kontrolluar. Pesticidet e pakontrolluara sepse po të ishin cilësore nuk do ekzistonte” thote nje fermer.

Në këto kushte, kur thonë se puna e mundimi u shkon dëm, fermerët e Korçës  thonë se kanë një dilemë.

“Ne nuk dimë si të bëjmë. Po të merremi me drogë ata të fusin brenda se ne jemi të vegjël e na kapin kollaj, veten e tyre jo, po të merremi me pataten të fitojmë me djersën e ballit nuk fitojmë fare” vijon i revoltuar fermeri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular