Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit te zona e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Ai ndodhet i shtruar në spital, ndërsa klubi i kuq thotë se gjendja e Teqjes paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i klubit të Partizanit:
NJOFTIM
Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.