Mbështetësit dhe simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur festën në Kosovë edhe pse nuk ka përfunduar ende zyrtarisht numërimi i votave.
Me këngë shqiptare dhe me flamuj kuq e zi, simpatizantët e VV-së, vijojnë festën me brohorima dhe valle në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë.
Ndërkohë qëndrimi i tyre tregon se Vetëvendosja mund të jetë fituesja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Diferenca mes VV dhe LDK aktualisht është mbi 6 mijë vota. Nga ana tjetër, kandidatja për kryeministre nga radhët LDK-së, Vjosa Osmani tha se sot nuk mund të shpallet fituesi, pasi duhet më parë të pritet numërimi i të gjitha votave.
“Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë qytetarët për pjekurinë e treguar në këtë proces zgjedhor e në veçanti për pjesëmarrjen masive që rezultoi me largimin e partive që deri tani kanë keqqeverisur e me fitoren e madhe të opozitës. Dua të falënderoj në veçanti përkrahësit e LDK-së për mbështetjen e madhe e që na dhanë mundësinë që për vetëm një muaj ta ngrisim partinë tonë e ta rikthejmë fuqishëm. Për sonte pajtohemi që s’mund të shpallet fituesi meqenëse do të presim deri në numërimin e votës së fundit. Rezultati do të përcaktohet nga mërgata dhe votat me kusht siç duket”-tha ajo.
… [Trackback]
[…] Here you will find 63190 additional Information to that Topic: startnews.news/2019/10/06/vetevendosja-nis-festen-ne-sheshin-e-prishtines-me-kenge-valle-dhe-flamuj-kombetare-vjosa-osmani-sot-smund-te-flitet-per-fitues/ […]
Comments are closed.