Nga Arif Rexhmati
U mbajt mbledhja e Kryesisë së Degës PD-se Kukes.
Qëndrimi i Partisë Demokratike është se kriza e rëndë politike kushtetuese e demokratike në vend ka vetëm një zgjidhje, ajo është përmes zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe zgjedhjeve lokale kushtetuese dhe dDemokratet emokratike në një ditë.
Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe PD fillon përgatitjet intensive organizative dhe politike për tu ballafaquar dhe fituar me sukses të plotë.
Te gjithë jemi të bindur se një klikë mafioze me emrin Rilindje, së bashku me oligarket e saj , kanë vendosur një regjim jo demokratik në Shqipëri.
Është detyra jonë si demokratë, është misioni ynë ti kundërvihemi e ta mundim këtë të keqe.
Kryesia e PD-së Kukes, u drejtohet në rradhë të parë demokratëve,atyre të orëve të para që nga fillimi i proçeseve demokratike, të bashkohemi.
Ne sot ftojmë simpatizantë e të rinj që të angazhohen në strukturat e Partisë Demokratike duke u berë pjesë organike e kontributit dhe e fitores tonë.
Partia Demokratike është e do të mbetet shtëpia jonë e përbashkët, dhe brenda saj mirëpret këdo që si ne ndan vizionin për një Shqipëri Europiane e Demokratike.