BallinaAktualitetDorëheqja e drejtoreshës së Hipotekës në Vlorë, ja dy urdhrat që mbetën...

Dorëheqja e drejtoreshës së Hipotekës në Vlorë, ja dy urdhrat që mbetën në letër

spot_img
spot_img

Hipoteka e Vlorës nuk gjen qetësi. Brenda pak ditësh janë larguar dy drejtorë duke bërë kështu që ky institucion të përfundojë në kolaps total dhe shumë qytetarë tani do detyrohen të presin pas dyerve në kërkim të një zgjidhjeje.

Ditën e sotme në këtë institucion pati dy largime kryesore. Bëhet fjalë  për drejtoreshën e emëruar me 19 shtator, Elona Hodaj dhe zv.drejtori i Hipotekës, Krenar Xhemali.

Me të marrë detyrën, Elona Hodaj e nisi punën me dy urdhra të fortë për punonjësit e kadastrës. Ajo kërkoi prej tyre që të shqyrtohen dosjet e vjetra, ndërsa urdhri i dytë lidhej me pengimin e fluksit të hyrje-daljeve të personave të ndryshëm brenda këtij institucion.

Por duket se beteja e saj ka mbetur në letër pasi sot dhe dorëheqjen së bashku me zv.drejtorin. Qytetarët e Vlorës kanë hedhur vazhdimisht akuza në drejtim të Hipotekës, ndërsa ka pasur raste, kur ata i janë drejtuar për ndihmë edhe vetë kryeministri të vendit, Edi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular