10 sfida janë luajtur sot, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
Holanda mund in extremis Irlandën e Veriut duke rikhapur plotësisht garën për Euro 2020 në Grupin C (ku dy rivalet gjenden në kuaotën e 12 pikëve së bashkue me Gjermaninë): ka përfunduar 3-1, me dy gola të Oranje të ardhur në kohën shtesë. Belgjika ka shkatërruar 9-0 San Marino (dygolësh për Lukaku) dhe kualifikohet tre ndeshje përpara përfundimit të kualifikueseve. Fitore 3-0 për Kroacinë ndaj Hungarisë dhe Polonisë ndaj Letonisë: trigolësh për Lewandowski.
Për Maqedoninë e Veriut në sfidën me Slloveninë ka shënuar 2 gola mesfushori me origjinë shqiptare Elif Elmaz, duke i dhuruar të tijve 3 pikë të tjera në renditje.
Në vijim videot e ndeshjeve të sotme dhe rezultatet përkatëse.
HOLANDË-IRLANDË E VERIUT 3 – 1 (Depay 80′, 90+4′, De Jong 90+1′ / Magennis 75′)
KROACI-HUNGARI 3-0 (Modric 5′, Petkovic 24′, 42′)
BELGJIKË-SAN MARINO 9-0 (Lukaku 28′, 41′, Chadli 31′, Brolli 35′ (autogol), Alderweireld 43′, Tielemans 45+1′, Benteke 79′ , Verschaeren 84′, Castanje 90′ pen)
AUSTRI-IZRAEL 3-1 (Lazaro 41′, Hinteregger 56′, Sabitzer
88′ / Zahavi 34′)
MAQEDONIA E VERIUT – SLLOVENI 2-1 (Elmaz 50′, 68′ / Ilicic 90+5′ (p)
RUSI-SKOCI 4-0 (Dzyba 57′ , 70′, Ozdoev 60′, Golovin 84′)
LETONI-POLONI 0-3 (Lewandowski 9′ , 13′, 76′)
SLLOVAKI-UELLS 1-1 (Kucka 53′ / Mur 25′)
KAZAKISTAN-QIPRO 1-2 (Erlanov 34′ / Sotiriou 73′, Ioannou 84′)
BJELLORUSI-ESTONI 0-0