BallinaKryesoreGazment Bardhi: Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën

Gazment Bardhi: Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën

spot_img
spot_img

Në një intervistë për gazetaren Mirela Milori, në ABC News, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha se Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën.

Pyetje: Cili është komenti juaj për raportin final të Vencias për presidentin?

Gazment Bardhi: Përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias është që Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje dhe nuk jemi në rrethanat ku mund të shkarkohet nga Kuvendi apo Gjykata kushtetuese. Opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional për të kalur një nga insitucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë.

Pyetje: Tejkalimin i kompetencës nga presidenti e përfshin shkeljen sipas jush apo është i ndryshëm nga shkelja?

Gazment Bardhi: Ka një ndryshim në opinionin përfundimtar të miratuar sot, krahasuar me draftin. Ky është një nga rastet e veçanta që Komisioni i Venezias ndryshon qendrim referuar opinionit të ekspertëve. Në draftin final është specifikuar se nëse ka patur apo jo tejkalim, do të duhet ta vendosë Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese. Edhe nëse ajo që ka thënë Komisioni i Venecias konsiderohet si tejkalim, duhet të merren në konsideratë rrethanat e tjera kushtetuese që kanë detyruar Presidentin të marrë vendimin. Në raport thuhet qartë konkluzioni se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje, siç ka bërë propagandë qeveria gjatë kësaj kohe. Deri më sot Presidenti Meta i ka qendruar betimit për respektimin e Kushtetutës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular