Turqia mposhti Shqipërinë me rezultatin 1-0. Goli për kombëtaren turke erdhi vetëm në minutat e fundit pas një mosmarrëveshje mes Ismajlit me portierin Strakosha.
Këtë ndeshje e ka komentuar dhe revsita e njohur sportive “ France Football”, e cila e ka cilësuar me fat suksesin e Turqisë përballë Shqipërisë në ndeshjen e kualifikueseve të Euro 2020. Duke kujtuar paraqitjen e dobët të shumë lojtarëve turq, në versionin e saj online ajo e ka cilësuar si fatkeq kontaktin mes Ismajlit dhe Strakoshës që solli golin turk.
“Turqia shfaqi shumë vështirësi për të mundur Shqipërinë në Stamboll dhe mbetet në kreun e grupit H para Francës, e cila fitoi po 1-0 ndaj Islandës. Gjithsesi, ajo besoi deri në fund, ndonëse kaloi një ndeshje duke parë lojtarët e saj duke bërë gabime. Jashtë formacionit titullar, Kahveci hyri nga stoli dhe në një nga topat e tij të lartë ishte i gjori Ismajli që u përplas me Strakoshën duke i dhënë mundësinë Tosun që të shënonte me portën e boshatisur në minutën e 90.
Ai ishte lojtari më aktiv ndaj Shqipërisë, duke goditur në minutat e fillimit e duke i bërë presion mbrojtjes shqiptare. Shoku i tij i repartit, Jillmaz, kishte më shumë vështirësi dhe bëri disa gabime. Skuadra e Gynesh rrallëherë u tregua e rrezikshme dhe Strakoshës iu desh të ndërhynte vetëm ndaj një gjuajtje të Tufan në minutën e 50. Në pjesën tjetër të ndeshjes, tentativat nga larg ishin të lehta për t’u kontrolluar nga portieri i Lacios.
Mbrojtja turke, e cila ka pësuar vetëm 2 gola në 7 ndeshje, e ruajti përsëri të paprekur rrjetën. Por ajo u tregua e dobët. Meras nuk u paraqit mirë, ai do të vuajë të hënën përballë Koman. Edhe aktivizimi i Ajhan në vend të Sojunçu nuk ishte një ide e mirë nga Gynesh. Futbollisti i Leister u desh të aktivizohej në pejën e dytë pasi Mert ishte vënë në rrezik nga Manaj (’36 dhe ‘45). Formacioni 5-3-2 shqiptar me Veselin dhe Lenjanin si pistonë, e shqetësoi relativisht shumë Turqinë e cila duhet ta cilësojë veten të lumtur që mori tre pikë para takimit me rivalin direkt në Paris”, shkruhet në artikullin që i kushtohet ndeshjes së kuqezinjve në Stamboll.