Pavarësisht prezencës të mbi 200 forca policie, banorët e Astirit kanë vijuar normalisht protestën e tyre, ashtu si çdo mbrëmje. Gjatë fjalës së tij, ish deputeti demokrat Klevis Balliu hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Ai i kërkoi shefit të qeverisë ti dërgojë policët te deputetët dhe kryebashkiakët e inkriminuar socialistë.
“Këtu do jemi, këtu do jemi nesër, këtu do jemi pasnesër. A do ketë koha Policia e Shtetit të vijë këtu çdo ditë? Edi Rama tregoi se është asgjë më shumë e asgjë më pak se i biri i të atit, një komunist i ndyrë që do gjakderdhje. Bundestagu i kërkoi ndëshkimin e krimit të organizuar, ndërsa ky vjen ndëshkon qytetarët e Unazës.
Sipas ish-deputetit, qytetarët nuk duan gjakderdhje. Por “bllokimi i protestës është kauzë kombëtare”, u shpreh ai.
Pas arrestimit të 6 banorëve të Astirit për shkak se kanë protestuar duke bllokuar rrugën, orët e natës në këtë zonë tashmë janë shndërruar në orë terrori, për shkak të pranisë mjaft të madhe të policisë. /
… [Trackback]
[…] Information to that Topic: startnews.news/2019/10/12/tensionet-te-astiri-balliu-rames-je-biri-i-nje-komunisti-te-ndyre-kerkon-gjakderdhje/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 11829 more Info on that Topic: startnews.news/2019/10/12/tensionet-te-astiri-balliu-rames-je-biri-i-nje-komunisti-te-ndyre-kerkon-gjakderdhje/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on on that Topic: startnews.news/2019/10/12/tensionet-te-astiri-balliu-rames-je-biri-i-nje-komunisti-te-ndyre-kerkon-gjakderdhje/ […]
Comments are closed.