Meksika ka mposhtur me rezultatin 5-1 Bermudan ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për Konkakaf Liga e Kombeve.
Megjithatë diçka e pazakontë ka ndodhur gjatë zhvillimit, e cila po bën xhiron e internetit. Në minutën e 10’, kur ndeshja ishte në shifrat 0-0, arbitri ka dhënë një goditje dënimi për Meksikën.
Deri këtu gjithçka në rregull, por në momentin kur arbitri shkon tek vendi i goditjes së dënimit për të përcaktuar se ku duhej të vendosej topi, ai pa dashje godet sulmuesin, Hirving Lozano.
Menjëherë pas kësaj, arbitri i kërkon ndjesë futbollistit, i cili gjithashtu e kuptoi se asgjë nuk ishte e qëllimshme. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:
A LOS 11’, TRAS UNA FALTA DE WILLIE CLEMONS SOBRE HIRVING LOZANO, EL ÁRBITRO COSTARRICENSE HENRY BEJARANO GOLPEA EN EL ROSTRO AL “CHUCKY”.
PANORAMSPORT.AL