BallinaSportSot Moldavi-Shqipëri, ja për çfarë u duhet fitorja kuqezinjve

Sot Moldavi-Shqipëri, ja për çfarë u duhet fitorja kuqezinjve

spot_img
spot_img

Shqipëria me disfatën 1-0 ndaj Turqisë humbi mundësinë për të qenë e pranishme në Euro 2020.

Sot, në orën 20:45, në Kishiniev të Moldavisë, skuadra e drejtuar nga Edy Reja do të luajë eliminatoren e radhës, në transfertën kundër skuadrës më të dobët të Grupit H, që për efekt golavarazhi është parakaluar edhe nga Andorra (janë me pikë të barabarta, 3).

Është pak të thuash që kuqezinjtë synojnë fitoren, pasi suksesi në Moldavi mbetet detyrim pas asaj humbjeje dramatike në Turqi, ku vetëm një shpërqendrim i portierit Strakosha mjaftoi për të pësuar një zhgënjim të madh, pas asaj performancë, në total, për t’u vlerësuar.

Në konferencën për shtyp, para Moldavisë, trajneri Reja e shprehu hapur dëshiron për të rinovuar kontratën me FSHF-në dhe në njëfarë mënyrë kjo ndeshje është edhe si provë shtesë për të bindur presidentin Duka që t’i ofrojë 74-vjeçarit një kontratë të re.

Është një sfidë ku futbollistët kuqezi duhet të tregojnë që e ndjekin teknikun italian dhe se dëshirojnë edhe ata të bashkëpunojnë në vazhdim me të për një tjetër ëndërr të madhe: kualifikimin në Botëror.

Sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë në stadiumin e Kishinievit, nuk pritet ndryshime të mëdha.

Gjithsesi, Reja ka paralajmëruar 2-3 lëvizje në fazën sulmuese, çka e imponon edhe forca dhe mënyra e lojës së kundërshtarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular