Jo vetëm Moldavi-Shqipëri, tifozët kuqezi kthejnë sot në mbrëmje vështrimin nga Parisi me shpresën që Turqia të shtyj edhe pak përfundimin e aventurës së Shqipërisë në “Euro2020”. Më shumë se sa një dëshirë apo qëllim, kjo ngjan me një ëndërr të pamundur. I vetmi skenar imagjinar që në mban ende në lojë kuqezinjtë në këto kualifikuese është mundësia utopike që Franca të humbas 3 ndeshjet e mbetura, përfshi këtu është ndeshjen e fundit përballë Shqipërisë, ku ekipit të Edi Rejas i duhet të mposht kampionët e botës me 4 gola diferencë.
Për ta bërë edhe më absurd këtë ëndërr duhet që edhe Islanda gjithashtu të humbas 2 nga 3 ndeshjet e fundit. Duket u rikthyer në realitet, fakt është që Turqi-Francë është ndeshja më e rëndësishme e Grupit H, një ndeshje e cila pritet të thotë shumë se kush do të kualifikohet si kokë grupi. E sigurt është që “gjelat” e Deschamps, duke lënë mënjan egon e tyre, shpresuan shumë që Shqipëria të merrte qoftë dhe një pikë nga ajo transferta në Stamboll.
Sot i gjithë ky diskutim nuk ka më asnjë vlerë pasi Franca ka vetë në dorë fatin e tyre, mjafton të thyej Turqit për të marrë e vetme kreun e grupit. Dy ndeshjet e fundit do të luaj me Moldavinë dhe Shqipërinë ku nuk parashikohen surpriza. Nëse dështon skenari i parë, Franca thyen Turqinë, Shqipëria shpreson shumë që ekipi i Deschamps të mbyll sa më shpejt çështjen e kreut të grupit për të mirëpritur Francën në stadiumin e ri kombëtare pa obligime, me shpresën për ta kthyer në festë këtë rrugëtim që nisi me shumë shpresë por që po shkon drejtë një përfundimi të njohur ndër vite.