Opozita e bashkuar ju është gjendur pranë në këto ditë të vështira, banorëve të Unazës së Re me mbështetje nga strukturat dhe anëtarët e saj.
Banorët protestues bënë të ditur sot në Fb se përfaqësuesit e opozitës iu janë përgjigjur në çdo kohë që i kanë thirrur. “E tillë qe dhe vizita e kryetares së LSI, zonjës Monika Kryemadhi, mbrëmë, pas proteste, pas kërkesës së bërë nga ana jonë.
Prania e madhe e Policisë, shtetrrethimi i zonës si dhe problematikat e një pjese të mirë të banorëve e bënë të pamundur takimin e hapur ose me njoftim… Diskutimet qënë mjaft të frytshme ku na u premtua mbështetje maksimale dhe u tha se problemet e banorëve të Unazës së Re do të jenë prioritet i Opozitës së Bashkuar …
E falenderojmë zonjën Kryemadhi për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar,” shkruajnë në rrjetet sociale, banorët.