Kjo është 15-vjeçarja ukrainase Olena Korzenyuk.
Ajo është 1,65 metra e gjatë, por flokët e saj të verdhë janë shumë më të gjatë se ajo, 2,35 metra, duke shënuar një rekord që u regjistrua në Librin Guinness të Rekordeve.
Stilistja e saj thotë se është diçka shumë e rrallë që flokët e verdhë të jenë kaq të gjatë dhe njëkohësisht të shëndetshëm, sikurse ato të Olenës, transmeton zëri i Amerikës.
Vetë Olena thotë se sekreti është kujdesi dhe përkushtimi me dashuri që ajo u kushton flokëve: ajo nuk i ka prerë kurrë dhe as i ka lyer flokët e saj në një ngjyrë të verdhë natyrale.
Por në jetën e përditshme, për arsye praktike, Olenës i duhet t’i bëjë gërshetë flokët e gjatë dhe t’i lidhë disa herë si kurorë rreth kokës.