BallinaKryesoreAkuza e Haradinajt: Cakaj punoi fshehtas kundër Kosovës. Reagon ministri shqiptar

Akuza e Haradinajt: Cakaj punoi fshehtas kundër Kosovës. Reagon ministri shqiptar

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar ministrin shqiptar në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj se ka punuar kundër interesave të Kosovës. Në emisionin “360gradë”, në RTV Ora, Haradinaj tha se Cakaj ka lobuar tek diplomatë të tjerë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Unë nuk e besoj që ai e di se çfarë do të thotë për Kosovën se sa e dëmshme është për të ose ka dëgjuar vetëm argumente të tjera. Neve na thonë diplomatë ndërkombëtarë që ministri i Jashtëm e argumenton e lobon idenë e hapjes së kufijve të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Por kam dëgjuar prej diplomatëve të tjerë pasi kështu po e argumentonte. Cakaj është tërhequr, ndoshta ka 7 ose 8 muaj që nuk lobon më për të. Një vit më parë kur ai mori detyrën ishte mjaft entuziast. Për fat të keq po, Ditmiri jo, pasi ai ka mbajtur një qëndrim të heshtur ndaj shefit ose zhvillimeve por nuk u bë kurrë shtytës i kësaj ideje”, – shtoi ish-kryeministri i Kosovës.

I pyetur për këto akuza në emisionin “Open” në TCH, Cakaj tha se nuk janë të vërteta.

“Nuk jam deputet në Kuvendin e Kosovës. Nuk jam pjesë e grupit negociator. Jo, nuk kam lobuar. Kanë hedhur shumë akuza ndaj meje për këtë çështje. Të publikohen emrat e diplomatëve dhe i verifikojmë të gjitha deri në fund” – tha Cakaj.

Për herë të parë, ministri i jashtëm u shpreh kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo deklaratë vjen pai të njëjtin qëndrim mbajti pka ditë më parë shefi i tij, kryeministri Rama që gjithashtu ndryshoi qëndrim pasi pa se kjo ide ka marrë fund për shkak të kundërshtimit të Gjermanisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular