BallinaOP EDRilindja e etërve nga bijtë!

Rilindja e etërve nga bijtë!

spot_img
spot_img

Nga Ibri Sako

E ardhmja Europiane e Shqipërisë nuk ndërtohet me sytë nga e shkuara!

Çdo ditë dhe më shumë Shqipëria po i largohet ëndrrës së saj Europiane dhe kjo për faj të pinjollëve që sytë nuk i kanë nga europa demokratike dhe liberale por nga e shkuara komuniste totalitare!

Të njëjtët janë në pushtet, dje baballarët dhe sot bijtë e tyre, nipër dhe mbesa dhe në shumë raste vetë baballarët e mbetur gjallë dhe të përfshirë thellë në pushtetin e Rilindjes si mbetje e Bolshevismit Rusë por që sillen dhe propagandojnë si europian dhe liberal!

Dje dhe sot qeverisët nga e njëjta mëndësi, propogandë, frymë përçarje dhe terrori mes shqiptarëve, armiq të popullit dhe qeveritar heronjë që luftojnë për popullin shqiptar duke
akuzuar perëndimin se janë fajtorë, fashist dhe duan të përçajnë popullin tonë heroik!

Faji sot është i gjithëkujt, është i europës dhe Macron-it, i opozitës dhe Bashës, i Berishës dhe Merkelit, i të papunëve dhe fukarenjve, protestuesve dhe studentëve,por vetëm i qeverisë Jo!

Epo ç’na mbetet tjetër, veçse ti përulemi, ti kërkojmë ndjesë qeverisë për dëmet që i kemi shkaktuar dhe ta duartrokasim së bashku për të ecur përpara të pathyeshëm!

Por jo, shqipatrët e vuajtën njëherë këtë sjellje, reaguan dhe e rrëzuan!
Edhe sot, po e vuajnë këtë qeveri, ata po ngrihen, bashkë të gjithë kundër tyre dhe do ja dalin ti rrëzojnë sërisht!
Historia përsëritet, tani është koha kur flet dhe vendos populli!

Shqipëria është e shqiptarëve!
Kush mendon ndryshe do ndëshkohet nga fuqia e forcës së zemërimit popullor!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular