Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ndërsa komentoi refuzimin për çeljen e negociatave, tha se Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. E ftuar në “Kjo Javë”, në News24, Dade tha se qasja e kryeministrit Rama nuk është ajo e duhur.
Ndërsa vlerësoi qëndrimin e kryeminsitrit të Maqedonisë së Veriut, i cili çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, dade tha se një kryeministër normal duhet të bëjë verifikimin e maxhorancës.
“Nëse ti i ke arritur këto, si nuk ke mundur tia bësh me dije këto arritje vendeve të BE, qoftë edhe vendeve që ishin kundër, pse Francën nuk e binde? Zaev tregoi se është një kryeministër që punon për vendin e vet. Me Greqinë e zgjidhen problematikën dhe një kryeministër normal duhet të bëjë verifikimin e maxhorancës, duhet të shkojë te elektorati në mënyrë që të shohin nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan që ata ta drejtojnë sërish vendin? Kjo duhet të ndodhte edhe në Shqipëri. Unë e kam thënë që qeverisa e Edi Ramës ka dështuar”, tha Dade.