BallinaKryesoreBasha niset drejt SHBA-ve për një vizitë 3 ditore me takime në...

Basha niset drejt SHBA-ve për një vizitë 3 ditore me takime në DASH

spot_img
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur për një vizitë 3 ditore në Shtetet e Bashkuara.

Ende nuk ka një axhendë zyrtare të bërë publike, por sipas asaj që raporton Ora News, lideri i opozitës do të ketë takime në Departament të Shtetit si dhe me senatorë të ndryshëm.

Ai do të qëndroi në Washington deri në datën 23 tetor, ndërsa shoqërohet nga Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Arben Kashahu.

Kjo vizitë  3 ditore e paralajmëruar më herët edhe nga vetë Lulzim Basha, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita prej më shumë se 9 muajsh ka lënë çdo mandat të saj duke dalë jashtë institucioneve ndërsa kërkon largimin e qeverisë Rama.

Sipas Bashës, një ndër arsyet e aksionit opozitar ka qenë ndërgjegjësimi i faktorit ndërkombëtar, veçanërisht i SHBA-ve, ndërsa shtoi se, para se të bëhej deklarata e ambasadës, kishte zhvilluar një bisedë në Washington.

Ndërsa disa ditë më parë, Ambasada amerikane në Tiranë do të deklaronte për Bashën: “Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular