BallinaKryesoreKryemadhi pas mbledhjes: S’ka integrim pa zgjedhje të lira. Rama fajtor për...

Kryemadhi pas mbledhjes: S’ka integrim pa zgjedhje të lira. Rama fajtor për situatën, të mbajë përgjegjësi

spot_img
spot_img

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur menjëherë pasi ajo ka ishte e pranishme në mbledhjen që liderët politikë opozitarë kanë mbajtur në selinë blu.

Kryemadhi u shpreh se Maqedonia e Veriut kishte përmbushur të gjitha kushtet, meritonte hapjen e negociatave, mirëpo shteti fqinj u ndëshkua vetëm nga Shqipëria, pasi vendi ynë nuk përmbushte kushtet e se BE nuk donte të hapte negociatat vetëm për një shtet.

Më tej, Kryemadhi theksoi se vendi është sot në krizë të thellë politikë, kurse shtoi se Rama është fajtori për gjendjen aktuale të vendit tonë. Kryemadhi tha se Shqipëria duhet të përmbushë 9 kushtet që ka vendosur Bundestagu.

Monika Kryemadhi: Vendimi i BE ishte tepër zhgënjyes për shqiptarët dhe partnerët tanë strategjikë. SHBA-të kanë qenë partnerët tanë strategjikë që kanë qenë pro nesh në momentet më të vështira dhe të rënda me ne. Nëntë kushtet e Bundestagut janë agjenda më e qartë dhe më e kthjellët për klasën politike shqiptare. Shkaktar i kësaj situate është kryeministri Rama, që duhet vendosur para përgjegjësisë.

Kushtet e Bundestagut janë të qarta. Maqedonia e Veriut u ndëshkua për shkak të mos-ecjes së Shqipërisë në reforma. BE ka thënë se në Shqipëri ka krizë politike. Nuk ka integrim pa zgjedhje të lira. Ne si opozitë jemi tepër të qartë se e ardhmja e Shqipërisë janë BE dhe SHBA. Çdo tentativë për të kërcënuar partnerët janë politika të dështuara. Shqiptarët janë ata që duhet të vendosin. Duhet të ikim nga kjo situatë e errët. Duhet bërë reforma zgjedhore dhe të zgjidhet kriza politike, po ashtu. Fronti Opozitar dëshiron të zgjidhet kriza politike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular