Neser, Kryetari jolegjitim i Bashkisë Pukë i dalë nga votimet e 30 Qershorit Gjon Gjonaj, për të plotësuar dëshirën e prishjes së godinës së ish-Drejtorisë së Shëndetit Publik Pukë me një skemë totalisht kriminale dhe proçedurë të përshpejtuar ka urdhëruar Drejtorinë e Urbanistikes zj.Alda Mema, Juristen zj.Marte Pllumi për përgatitjen e projekt-vendimit për nxjerrje jashtë përdorimit të godinës( shqip do të thotë prishje të saj) dhe relacionit për ta kaluar në Këshill.
I gjithë dokumentacioni i përpiluar nuk ka bazën ligjore dhe konkretisht Bashkia duhet të bëje transparencën përballë qytetarëve për:
1- Numrin dhe datën e VKM-së që ky objekt i ka kaluar Bashkisë.
2-Sa është vlera kontabël e këtij objekti kaluar nga Ministria e Shendetësisë, Bashkisë Pukë.
3- Dokumentacionin e dorëzuar ZRPP-së Pukë që ka lëshuar çertifikatën e pasurisë me dt.20.09.2019.
4- Duke qenë objekt i amortizuar ( sipas relacionit), cila ishte arsyeja që ky objekt të kalojë nga Ministria e Shendetësisë dhe të shpenzohen paratë e taksa paguesve pukjane për të bërë hipotekën kur nuk nevojitet?
5-Grupit të ekspertëve, a ju është thënë se heqja e dyerve, dritareve, instalimeve elektrike e hidraulike është bërë nga punonjësit e Bashkisë me lejen e Drejtorisë së Shendetit Publik Pukë.
6-Cilat kanë qenë arsyet e dorëheqjes tërësisht morale për të mos qenë pjesë e këtij veprimi kriminal të ing.të Urbanistikës.
Tashmë është e qartë për ne dhe opinionin qytetar pukjanë se e gjithë kjo praktikë e bërë me kaq nxitim dhe pa transparencë ka të vetmin qëllim prishjen e këtij objekti për interesa private të biznesit të kryetarit.
PD-ja Dega Pukë disponon dokumentacionin e Bashkisë, Projekt-Vendimin, Relacionin, Akt-Ekspertizën, Raportin teknik të Insitutit.
Referuar të gjithë dokumentacionit që disponojmë, mbi shkeljet ligjore ne po përgatisim kallzim për shpërdorim detyre me pasojë shkatërrim prone publike me vlerë të konciderueshme financiare.
Bashkengjitur domumentat dhe foto, vidio të objektit në fjalë, ku shihet qartë gjendja e tij.