BallinaBotaSHBA miraton protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Si...

SHBA miraton protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Si votuan senatorët

Senati amerikan ratifikoi sot Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Sipas rezultateve të publikuara, 84 senatorë kanë votuar pro anëtarësimit, dy të tjerë kanë votuar kundër, ndërsa 14 nuk morën pjesë në votim.

Shtetet e Bashkuara tashmë i japin një shtysë të fortë anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në aleancën paqeruajtëse, siç është NATO. Ratifikimi Protokollit të anëtarësimit deri tani është votuar nga shumica e shteteve që janë anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut ka qenë peng i mosmarrëveshjeve për emrin me Greqinë, por ky ngërç, i cili prej shumë vitesh u bë pengesë e aspiratave të shtetit fqinj gjeti zgjidhje nga arritja e marrëveshjes së Prespës mes Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.

Glasanje Senat 1
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular