BallinaAktualitetBraçe sherr në Instagram për çështjen e Alvinit. ‘Shko çliroje ti meqë...

Braçe sherr në Instagram për çështjen e Alvinit. ‘Shko çliroje ti meqë je më trimi nga të gjithë!’

spot_img
spot_img

Prej ditësh në Shqipëri po diskutohet për rastin e fëmijës 11-vjeçar, Alvin Berisha, që ndodhet i bllokuar në kampin Al-Hol në Siri.

Fillimisht çështja u publikuar në SYRI TV dhe më pas emisioni investigativ ‘Le iene’ bëri publik edhe reportazhin e realizuar në Siri, që të vinte në vëmendje debati për shpëtimin e fëmijëve dhe grave që janë të bllokuar në Siri, por jo për zgjuar nga gjumi shtetin.

Deri tani publikisht nuk ka asnjë veprim të shtetit, pasi nuk dihet ende fati i Alvinit dhe shqiptarëve të tjerë. Nga ana tjetër zëvendës kryeministri Erion Braçe, debaton me komentuesit në rrjetin e tij social Instagram dhe tregon arrogancë nga e drejtuesve te shtetit.

Në një foto të publikuar pak ditë më parë, qytetarët i kërkojnë Braçes llogari për jetën e Alvinit, që është në rrezik, por numri dy i qeverisë përgjigjet kështu: ‘Po shko çliroje ti meqë je me trimi nga te gjithë!

Merr me vete dhe ata qe e çuan ne Siri se vete nuk shkoi apo jo?

Madje merr dhe ndonjë italian me vete se nga Bergamo ka ikur, jo nga ky vend!

Po si ka mundësi qe e keni kollaj te pështyni dhe tmerr te vështire te mendoni? Po si ka mundësi qe këto rrjetet sociale ia kane bere akoma me te vështire te mendoni dhe fare te lehte te pështyni?!’.

Me të njëjtën gjuhë Zëvendës Kryeministri u kthehet të gjithë komentuesve, duke u hedhur fajin atyre për Alvinin dhe nuk flet se si do ta shpëtojë shteti shqiptar 11-vjeçarin e bllokuar në Al-Hol.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular