Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës.
Një punëtor ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia
Policia Kavajë/ Informacion paraprak
Në Golem, më datë 22.10.2019, në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia shtetasi D. H., 40 vjeç,banues në Durrës, i cili u dërgua për ndihmë mjeksore në Spital.
Si pasojë e dëmtimeve të marra,shtetasi D. H ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.