Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një statusi në “Facebook” bën me dije se ka takuar nobelisten e Paqes Aung San Suu Kyi.
Meta u shpreh se Kyi është një personalitet që frymëzon demokraci në mbarë botën.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!