BallinaAktualitetKëshilli i Europës nis misionin verifikues në Shqipëri

Këshilli i Europës nis misionin verifikues në Shqipëri

spot_img
spot_img

Thelbi i asaj që kërkonin shtetet që ishin kategorikisht kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë ishte, se “letrat” e komisionierëve si Johanes Hahn dhe të raportuesi Knut Fleckenstein në Komisionin Europian i cili rekomandoni hapje pa kushte, janë krejtësisht larg realitetit në vendin tonë.

Pikërisht për këtë arsye, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE), ka vendosur që do të dërgojë në Tiranë një mision fakt mbledhës për situatë reale dhe veçanërisht për shkaqet e krizës së rëndë politike.

Kështu dy anëtarët e asamblesë, raportuesit Andrej Hunko nga Gjermania dhe Joseph O’Reilly nga Irlanda do të monitorojnë nga afër situatën e krijuar në vend. Në njoftimin e KiE në Strasburg thuhet se misioni do të merret posaçërisht me krizën politike në Shqipëri, reformën në drejtësi, vijimin e zgjedhjeve lokale, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias.

Vizita e ekipit monitorues do të kryhet në datat 28-30 tetor 2019. Gjatë qëndrimit në Tiranë, dy politikanët e Asamblesë Parlamentare të KiE do të takohen me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, krerët e partive politike, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të KQZ. Një takim i veçantë do të zhvillohet dhe me përfaqësues të komuniteti ndërkombëtar në Tiranë.

Në këtë mision, paraqet interes rikthimi i ndërkombëtare në çështjen votimeve të 30 qershorit. Qeveria “Rama” e cilëson si proces të mbyllur vlefshmërinë e këtyre votimeve, ndërkohë në njoftimin e KiE flithet për “vijim të zgjedhjeve lokale”. Kujtojmë se ishin institucione të Këshillit të Europës, ku bëjnë pjesë 47 vende përfshirë Shqipërinë, të cilët shprehen rezerva dhe bojkotuan vëzhgimin e 30 qershorit.

Kjo vizitë ka rëndësi dhe për zbatimin e reformës në drejtësi, pasi do të verifikojë nga afër shqetësimet për mungesën e gjykatave kryesore dhe vonesat në zbatimin e kësaj reforme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular