Festivali i fundvitit është tashmë një traditë në axhendën e aktiviteteve kulturore dhe artistike që organizohen në vend. Përveç emrave të mëdhenj të muzikës dhe zërave të rinj që ngjiten në skenë për të parën herë, ky kompeticion është i rëndësishëm edhe për një tjetër fakt: i siguron biletën për në “Eurovizion” fituesit të vendit të parë, në një skenë të jashtëzakonshme ku performojnë artistë nga e gjithë Europa shkruan Class.
Edicioni i 58-të i festivalit të RTSH-së këtë vit vjen me plot risi, jo vetëm nga ana organizative, por edhe plot elementë të rinj që i shtohen magjisë dhe spektaklit që do të dhurojë festivali më jetëgjatë në historinë e aktiviteteve të mëdha muzikore që organizohen në Shqipëri. Për herë të parë prezantimi i këtij festivali i është besuar Alketa Vejsiut, ndërsa ana regjisoriale të mirënjohurës Vera Grabocka.
Ditën e djeshme është zbukuar lista me 20 emrat e artistëve të konfirmuar që do të ngjiten në skenën e festivalit të RTSH-së! Këngëtarët janë përzgjedhur nga juria e përbërë nga tre anëtarë: maestro Zhani Ciko, këngëtarja Soni Malaj dhe Dorian Çene, shef i katedrës së kompozicionit në Akademinë e Arteve të Bukura.
Lista zyrtare është kjo:
1 Olta Boka
2.Bojken Lako
3.Kamela Islamaj
4.Genc Tukiçi dhe e bija Nadia Tukiçi
5.Gena
6.Uendi Mancaku
7.Devis Xherahu
8.Robert Berisha
9.Era Rusi
10.Sara Bajraktari
11.Kastro Zizo
12.Tiri Gjoci
13.Kanita
14.Aldo Bardhi
15.Eli Fara dhe Stresi
16.Valon Shehu
17.Arilena Ara
18.Renis Gjoka
19.Elvana Gjata
20.Albërije Hadërgjonaj