BallinaKronikeFOTO+VIDEO/ Aksioni blic për drogë e armë në portin e Durrësit, ndalohen...

FOTO+VIDEO/ Aksioni blic për drogë e armë në portin e Durrësit, ndalohen 4 persona

Katër persona janë ndaluar nga policia gjatë aksionit blic që po mbahet aktualisht në portin e Durrësit për drogë dhe armë e kontrabandë. Këtyre personave iu gjet diçka e dyshimtë në automjetin e tyre. Mbi 200 punonjës policie janë të angazhuar në operacionin në fjalë. Në krye të operacionit në port është drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, drejtori i Departamentit të Rendit Gjovalin Loka dhe drejtori i departamentit të Kufirit, Eduart Merkaj.

Ndërkohë policia po kryen kontrolle në automjete dhe në kontejner, ndërsa pjesë e kontrolleve janë edhe anijet e peshkimit për kontrabandë karburanti.

Aktualisht porti është i rrethuar nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular