BallinaAktualitetVIDEO/ Mjegulla pushton bregdetin, pamje të pazakonta nga Porti i Durrësit

VIDEO/ Mjegulla pushton bregdetin, pamje të pazakonta nga Porti i Durrësit

spot_img
spot_img

Mjegulla e dendur ka përfshirë sot në orët e para të ditës gjirin detar të Durrësit. Pavarësisht vështirësive për shkak të kushteve atmosferike, kjo nuk është bërë pengesë në ankorimin e trageteve në port.

Sipas të dhënave nga APD, bëhet e ditur se tragetet “AF Francecsa” dhe “Rigel III” kanë mbërritur nga Bari (Itali) në radën portuale rreth orës 08:15 dhe 07:55. Po ashtu ka mbërritur edhe kroçera “Sirena” me 670 turistë të huaj në bord. Anija turistike me gjatësi 180 metra u akostua në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.

Pas rreth 12 orë qëndrimi në Durrës, është parashikuar që turistët do të vizitojnë qytetet e Tiranës, Krujës dhe Durrësit, e më pas kroçera do të vijojë lundrimin drejt Argostolit (Greqi).

Siç edhe shikohet nga pamjet në video, mjegulla është shumë e dendur duke mos lejuar një  fushë pamje të lirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular