Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Pishta.
Një makinë tip Opel me targa AA 414 M ka dalë nga rruga duke u rrokullisur në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka dërgimin për në spital drejtuesin e mjetit.
Sipas mjekëve drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet, ku nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka humbur kontrollin nga lagështia në rrugë.