E veshur me të zeza Vasilia Kacifa, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat i ka cilësuar tradhtarë shqiptarët duke bërë thirrje për t’i vrarë.
“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im, trimi i nënës”, dëgjohet teksa thotë mbi varrin e Kacifas nëna e tij.
Rreth 1800 persona kanë hyrë nga Greqia përgjatë dy ditëve për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 1-vjetorit të vrasjes së 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas.