BallinaAktualitetDështon rrethimi policor i Sandër Lleshit në Durrës dhe pse e braktisi...

Dështon rrethimi policor i Sandër Lleshit në Durrës dhe pse e braktisi takimin, pa paralajmërim

spot_img
spot_img

Dështon rrethimi policor i Sandër Lleshit në Durrës. I ndërtuar si një takim propagandistik, që do të mund të shitej si një stabilitet në vend, takimi i ministrit të brendshëm me studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit ka rezultuar në një përplasje publike me studentët.
Edhe pas kontrolleve, situata brenda takimit ka vijuar gjithë kohën shumë e tensionuar. Studentët kanë kërkuar arsyet pse ministri kishte ardhur me 10 bodyguardë. Përgjigjja e tij ishte: “ma imponon protokolli”. Përderisa është kështu, vijuan studentët, atëhere nxirri jashtë takimit. Ministri i Brendshëm është detyruar t’i largojë nga salla, por edhë më tej, situata ka vijuar e tensionuar. Studentët i kanë kujtuar se erdhi me 10 bodyguardë në Durrës, ndërkohë që për 48 orë në Tiranë ishin vrarë dy veta. “Cfarë kërkon i thanë studentët Lleshajt, që edhe në Durrës të vriten dy të tjerë”. Ndërhyrjet në mbrojtje të Vangjush Dakos dhe akuzat për gazin lotsjellës i kanë humbur durimin Sandër Lleshajt, i cili sapo u përmend fjala “gaz lotsjellës” u ngrit e braktisi takimin, pa asnjë paralajmërim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular