Arsenali barazoi ndaj Kristal Palasit ditën e sotme, duke shpërdoruar avantazhin e dyfishtë që kishte arritur në pjesën e parë.
Në minutën e 61’, trajneri Unai Emeri vendosi të largojë nga fusha e lojës Granit Xhakën, për të aktivizuar në vendin e tij, Bukajo Saka. Pikërisht ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar, i cili hodhi shiritin e kapitenit.
Menjëherë sapo doli nga fusha e lojës, Xhaka nuk qëndroi në stol, por u largua direkt në dhomat e zhveshjes, i mërzitur.
Për më shumë shikoni videon:
PANORAMASPORT.AL