Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive pronësie. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kodër Kashar 2 në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Rezeart Hoxha, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.