BallinaAktualitetVIDEO/"Europa Nostra" merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar: Mbart vlera të spikatura europiane

VIDEO/”Europa Nostra” merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar: Mbart vlera të spikatura europiane

spot_img
spot_img

Plot një vit pas mbështetjes së hapur ndaj kauzës së Teatrit Kombëtar nga një prej organizatave më prestigjioze të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore europiane, arkitektët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i drejtohen përsëri “Europa Nostra”.

Aleanca pë Mbrotjen e Teatrit iu drejtua “Europa Nostra”, si një prej zërave më rëndësi për sa i përket ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, e cila ka vlerësuar nga afër Teatrin duke arritur në konkluzionin se: “Kjo godinë, pronë publike, ka vlera të spikatura europiane që tejkalojnë çdo përfitim afatshkurtër, që mund të vijë nga shkatërrimi i saj”.

Kësaj here, për shpëtimin e objektit historik specialistët i janë përgjigjur dje thirrjes publike së kësaj organizate, duke nominuar Teatrin Kombëtar si një prej “7 siteve më të rrezikuara”. Për të përmbushur një prej kushteve të aplikimit, ku lipsej firma e një institucioni shtetëror mbështetës, specialistët gjetën përgjigje pozitive te Presidenti Meta

Gjatë një takimi në Paris, aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë marrë mbështetjen e Guy Clausse, zv/presidentit të “Europa Nostra”, për ta vendosur Teatrin Kombëtar mes 14 projekteve më të rëndësishme që do të shqyrtohen në fazën përfundimtare.

Ja çfarë shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit:

“Ditë europiane për Teatrin

Ne hapesirat elegante franceze, mes miqsh dhe mbeshtetesish, perfaqesuesit e Aleances per Mbrojtjen e Teatrit, po tregojne historine e nje populli nepermjet prezantimit te nje objekti te veçante ne vlera dhe te rendesishem ne trashegimi.

Nje pritje e jashtezakonshme dhe nje vleresim pertej pritshmerive u gjet ne Paris, ne nje kohe kur te gjithe shqiptaret jane me syte nga Europa!

Nje trashegimi europiane e ndodhur ne kryeqytetin e gjithe shqipetareve!”

“Europa Nostra” u themelua më 29 nëntor 1963 në Paris. Për më shumë se 50 vjet ata kanë lobuar dhe projektuar në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në botë.

Sot, “Europa Nostra” është organiza më e përfaqësuar në Europë me anëtarë nga mbi 40 shtete.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular