BallinaAktualitetEnkelejd Alibeaj: Ne duam reformë reale, Rama vazhdon të tallet me shqiptarët

Enkelejd Alibeaj: Ne duam reformë reale, Rama vazhdon të tallet me shqiptarët

spot_img
spot_img

Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar këtë të hënë, për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Në PD janë tre grupe që janë mbledhur për të punuar mbi reformën zgjedhore. Sot po bën mbledhje grupi i oponencës, i kryesuar nga ana e Enkelejd Alibeajt.

Kryeministri Rama ka deklaruar se reforma zgjedhore do të ndahet në dy faza, në atë të implementimit të reformës sipas standardeve të OSBE, ndërsa faza e dytë është që të ketë dialog me opozitën.

Ndërsa, Enklejd Alibeaj në një dalje publike për mediat tha se sot u bë mbledhja e parë e njërit prej nën-grupeve. Alibeaj tha se grupi që ai udhëheq diskutoi për shit-blerjen e votës, por edhe për politizimin e administratës zgjedhore.

“Ne kemi dëshirë reale që të bëhet reforma zgjedhore. Por, nuk mund të bëhet reforma zgjedhore, duke u mbështetur vetëm në deklaratë të Ramës se nuk vjedh votën. Kjo nuk është dëshirë, por është t’iu hedhësh sy shqiptarëve. Rama tallet me shqiptarët, duke mos goditur në themel shit-blerjen e votës.

Reforma reale do të ishte që të gjendet ilaçi efektiv në këtë rast për të mos shitur e blerë votën. Palës tjetër i kemi thënë që t’i kthehet seriozitetit. Ne duam reformë reale, të orientuar totalisht nga ato që ka thënë opozita dhe tashmë e thonë edhe gjermanët e Bundestagut. Nuk ka vullnet politik për të dënuar ata që shesin e blejnë vota. Nga drafti i maxhorancës, disa propozime ishin tallje”, tha Alibeaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular