Mbiemri Vata duket se është i destinuar për të qëndruar tek Sëlltiku. Pas Rudi Vatës, që për sezonet 1993-1996 ishte pjesë e klubit skocez, me një kontratë profesioniste është lidhur me klubin jeshil edhe i biri i tij, Roko Vata.

rudi vata roko]

13-vjeçari Roko, ka firmosur kontratën e parë si profesionist në karrierën e tij që sapo ka nisur dhe po rritet, dhe është një element i rëndësishëm për akademinë e klubit të Sëlltikut.

roko vata

Bashkë me babanë e tij, ish-kapitenin e Kombëtares, Rudi Vatën, ai firmosi kontratën si profesionist ditën e sotme, në prani të administratorit të Sëlltikut, Piter Luoell, si edhe drejtorin e akademisë së klubit jeshil, Kris MekKart.

roko vata rudi

PANORAMASPORT.AL