BallinaTe tjeraXiaomi Mi CC9 Pro arrin më 5 nëntor dhe do t’i ketë...

Xiaomi Mi CC9 Pro arrin më 5 nëntor dhe do t’i ketë pesë kamera

spot_img
spot_img

Xiaomi Mi CC9 Pro tashmë është përfolur për ca kohë tani, ndërsa pajisja thuhet se vjen me mbushje të shpejtë 30W.

Një tjetër informacion sugjeron që telefoni do ta ketë kamerën kryesore prej 108MP, ndërsa kjo konfirmohet tani edhe përmes posterit Xiaomi i cili na zbulon edhe se Mi CC9 Pro vjen më 5 nëntor, raporton GSMArena.

Fotografia zbulon gjithashtu se Mi CC9 Pro do t’i ketë gjithsej pesë kamera, të vendosura vertikalisht, shkruan KOHA Ditore. Sistemi i tregon dy blica dual-LED, të vendosura pranë sensorëve të kamerave, si dhe shenjën “5X Optical”, e cila e sugjeron kamerën telefoto.

Xiaomi po e drejton linjën e vet të telefonave CC për krijuesit dhe përdoruesit kureshtarë, ata që e duan fotografinë. Telefoni i këtillë do të jetë në gjendje të krijojë lloje të ndryshme fotografish: panorama këndgjerë, zoomim të fotografisë prej 5x, foto mbresëlënëse në errësirë falë sensorit Samsung ISOCELL Bright HMX, portrete makro etj.

Gjatë ngjarjes, e cila do të mbahet më 5 nëntor, pritet edhe publikimi i televizorit të ri Xiaomi Mi TV dhe orës së mençur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular