BallinaAktualitetStudentja rrëfen tmerrin në Elbasan: Ma shkyu... Kur më zbërtheu pantallonat...

Studentja rrëfen tmerrin në Elbasan: Ma shkyu… Kur më zbërtheu pantallonat…

spot_img
spot_img

Tre persona tentojnë të përdhunojnë një studente në Elbasan. Rovena Zekaj, vajza nga Shkodra por që jeton në Itali, është në Shqipëri falë programit të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”.

Në një intervistë për Shqiptarja.com ajo rrëfen të gjithë ngjarjen.

“Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një “golf” i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista, mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi.

Kam lindur në Shkodër, por kam jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur gjithkush. Por është faji i personave që nuk përdorin kokën.  Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua. Dhe një nga djemtë kishte ikur nga makina, dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpi, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku. Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare”, rrëfen studentja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular