Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të një biçiklete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Katund i Ri. Ka qenë pikërisht biçikleta e cila i ka prerë rrugën një furgoni dhe për pasojë ka rezultuar në një përplasje.
Mësohet se drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia ka mberritur aty dhe po punon për të zbardhur shkaqet të cilat çuan në këtë aksident fatal.