Shqipëria do ta nisë fushatën eliminatore të “Euro 2020” më 22 mars, kundër Turqisë, një ndeshje që do të luhet në orën 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Trajneri Christian Panucci dhe kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet në Durrës prej së hënës, duke pasur në fokus edhe transfertën e Andorrën, më 25 mars.
Sidoqoftë, gjërat merren me radhë, ndaj të gjithë janë të angazhuar për sfidën me turqit. Edhe UEFA e ka kryer “detyrën” e vet paraprake, duke caktuar arbitrat për sfidën e së premtes, Shqipëri-Turqi. Bëhet fjalë për një treshe gjermane, me kryesor Tobias Stieler, prej vitit 2014 me stemën e FIFA-s. Ndihmësit e tij do të jenë Mike Pickel dhe Christian Gittelmann. telesport