1200 kandidatë për mësues pritet ti nënshtrohen provimit të shtetit për tu licencuar dhe për të ushtruar profesionin e tyre. Në një intervistë për televizionin SCAN, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi deklaroi se procesi do të zgjas deri në maj ndërkohë që është i ndarë në tre faza ku të gjithë kandidatët kanë mundësi për dhënien e provimit brenda vitit.
Ndërsa tarifat vijojnë të jenë të pandryshuara.
Vrapi sqaroi edhe shtyrjen në kohë të provimit u shty gjë e cila ngjalli edhe reagime në radhët e kandidatëve.
Në muajin maj, sipas drejtoreshës së QSHA, do të nisi procesi për kandidatët që do i nënshtrohen provimit të shtetit në degët Mjekësi dhe Infermieri.