Prokurori Arjan Ndoj i cili u bë dje pre e një atentati me armë zjarri në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, vazhdon të qëndrojë në Spitalin e Durrësit pas plumbave të marrë në trup.
Ndoji, ruhet për gjatë gjithë kohës nga forca të shumta policie të cilat janë vendosur në hyrje të dhomës së tij duke survejuar çdo lëvizje të dyshimtë.
Siç shikohet edhe nga fotot e siguruara nga Durrëslajm, masat e sigurisë janë shumë të larta në ambientet e brendshme të spitali të Durrësit, ku ndodhen në fazën e rehabilitimit prokurori Ndoj.
Prokurori Ndoja mësohet se ka dalë nga reanimacioni dhe aktualisht është dërguar në repartin e ortopedisë.
Të vetmit që lejohen të vizitojnë prokurorin Ndoja janë familjarët, të afërmit dhe kolegët.