Ankth dhe frikë në rajonin e Kretës në Greqi lidhur me fatin e një vajze 18-vjeçare, e cila është edhe nëna e një foshnjeje.
Vajza, me origjinë nga Shqipëria, u largua nga shtëpia e saj pasditen e së dielës duke u thënë të afërmve të saj se ajo do të shkonte në parukeri dhe do të kthehej menjëherë, por nuk u kthye kurrë.
Të afërmit e saj njoftuan zhdukjen e 18 vjecares në Drejtorinë e Policisë Pyrgos e cila po heton rastin.