Dy shqiptarë janë vënë në kërkim nga policia italiane si të dyshuar si persona të rrezikshëm të cilët po përgatisnin një akt terrorist në Itali, të ngjashëm me atë në teatrin Bataclan në Francë.
Të dyshuarit janë Bardhyl Hoxha dhe Bujar Hysa.
Lajmi është zbardhur nga mediat italiane të cilat kanë zbuluar një dokument top secret të forcave të antiterrorizmit, të cilat kanë nisur kërkimin ndaj dy të dyshuarve si terroristë.
Po në lidhje telefonike për Ora Neës, Bujar Hoxha që banon në Francë mohon të ketë lidhje me terrorizmin.
Hoxha thotë gjithashtu se është i gatshëm ti dorëzohet policisë për të sqaruar pozicionin e tij.
“Nuk kam lidhje fare me terrorizëm. Mi kanë bërë falso. Unë kam 18 vite në Francë me gjithë fëmijët jam me të gjithë njerëzit e mi këtu. Këtu nuk kam asnjë lloj problem le pastaj të jem i lidhur me terrorizmin.”
Hoxha akuzon një person nga Shqipëria si fajtor.
“Janë akuza falso që mi ka bërë një person nga Shqipëria. Ka paguar lekë.”
Hoxha tregon se në të kaluarën ka pasur një problem ligjor me Italinë, për të cilin pasi e kishte mësuar në Francë ishte dorëzuar dhe kishte qëndruar 3 muaj në burg.
“Kam qenë në Itali, kam pasur probleme. Jam paraqitur në Francë. Pastaj jam ekstraduar dhe më kanë kthyer në Itali ku për 3 muaj më mbajtën në burg. Bëra burgun. Dola në gjyq dhe dola i pastër”
Hoxha thotë se nuk e njeh as ka lidhje me Bujar Hysën, personin e dytë të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
“Bujar Hysa? Hera e parë që po e dëgjoj këtë emër. As uk e njoh dhe as nuk kam pasur lidhje me këtë person. I paraqitem policisë me vullnet siç i jam paraqitur herën e parë”